

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 Rihter – sipas sizmologëve japonezë, ndërsa Qendra Euro-Mesdhetare e vlerësoi në 7.4 – goditi Japoninë në orën 09:52 (ora e Shqipërisë), mëngjesin e së hënës (20 prill), duke shkaktuar panik të madh te banorët.
Dridhjet e forta, të shoqëruara me paralajmërim për cunami, rritën ndjeshëm shqetësimin në vendin e njohur për aktivitet të lartë sizmik.
Videoja e mëposhtme tregon momentin e goditjes së tërmetit dhe forcën me të cilën u ndje në zona të ndryshme.
BREAKING NEWS – 7.4-magnitude earthquake hits Japan.Heavy Tsunami warning issued.Save yourself like this way……. pic.twitter.com/S0kjtffgej
— श्रवण बिश्नोई (किसान/ Hindus) (@SKBishnoi29Rule) April 20, 2026
Autoritetet reaguan menjëherë duke aktivizuar protokollet e emergjencës, duke kryer evakuime parandaluese dhe kontrolle në infrastrukturë.
Në një tjetër video shihen anije që largohen me shpejtësi nga porti i Hokkaidos, pas paralajmërimit për cunami që pasoi tërmetin në brigjet verilindore të Japonisë.
Autoritetet paralajmëruan se mund të ketë edhe një valë të dytë cunami, ndërsa kryeministrja e vendit, Sanae Takaichi, u bëri thirrje banorëve në zonat e prekura të zhvendosen në zona më të larta për siguri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






