Transmetuar më 21-04-2026, 11:17

Edi Rama ndodhet tashmë në vitin e 13-të të mandatit të tij si kryeministër, por disa nga çështjet e hapura në marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të njëjtat.

Pak ditë para mbërritjes së tij në Greqi për Forumin e 11-të Ekonomik të Delfit (22–25 prill), Rama foli për «K» lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe çështjen e pronave greke në Himarë.

Duke iu përgjigjur kritikave për komentin e tij të fundit mbi prejardhjen e grekëve, Rama e cilësoi atë si “humor”, duke thënë se iu dha një rëndësi e tepruar nga zëra nacionalistë.

Lexoni intervistën e plotë, përkthyer nga noa.al:

Gjatë mandatit tuaj, Shqipëria ka hapur dyert për investimet e huaja, rritja ekonomike vjetore është rreth 4%, ndërsa vendi është bërë një destinacion turistik. Cila është Shqipëria sot?

Kemi sjellë një ndryshim shumë të rëndësishëm në shumë aspekte. Siç thatë, sot Shqipëria është bërë një destinacion turistik dhe më e rëndësishmja është që kemi arritur të kapërcejmë stigmën dhe paragjykimet që na mbanin larg vendeve të tjera për shumë vite. Tani duhet të vazhdojmë, të përmirësojmë atë që duhet përmirësuar dhe të shmangim përsëritjen e gabimeve.

Komisioni Evropian vlerëson se një pjesë e madhe e ekonomisë varet nga ekonomia informale, rreth 30% e PBB-së, dhe ka shprehur shqetësime për shtetin e së drejtës. Çfarë masash keni marrë?

Ekonomia informale është pjesë e një faze historike transformimi në Shqipëri. Kanë kaluar 35 vite, por kjo nuk mjafton për të lënë pas sfidat që lidhen me mungesën e përvojës, institucioneve dhe traditës demokratike. Po ndërtojmë dhe ndryshojmë çdo ditë.

Kemi përmirësuar ndjeshëm balancën mes ekonomisë formale dhe asaj informale, gjë që reflektohet në të ardhurat e shtetit, të cilat rriten pa rritur taksat. Kjo do të thotë se më shumë ekonomi po formalizohet. Po përdorim edhe teknologjinë, përfshirë inteligjencën artificiale.

Deklarata juaj në Abu Dhabi për grekët – “mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni” – shkaktoi reagime. A pendoheni?

Pendohëm që komente të bëra për debat dhe me pak humor u kthyen në çështje serioze. Mendoj se duhet t’i marrim më lehtë. Nuk kishin për qëllim të ofendonin, por të nxisnin vetëironi.

Nëse njerëzit në Greqi do të kishin dëgjuar edhe komentet e mia për ne në Shqipëri, që të mos e marrim veten shumë seriozisht dhe të mos mbështetemi te e kaluara, do ta kuptonin më mirë. Për Greqinë, historinë dhe kulturën e saj, kam respekt të madh.

Megjithatë, tendencat nacionaliste dalin shpejt në sipërfaqe dhe shpesh tregojnë mungesë pjekurie. Duhet të buzëqeshim më shumë dhe të mos e marrim veten kaq seriozisht.

Lidhur me Harvardin?

– E kam vizituar sajë një mikeshe shumë të afërt greko-amerikane, por nuk kam studiuar kurrë atje. Ka shumë keqinformim.

Janë bërë pretendime për lidhje me minoritetin grek dhe për një bursë në Harvard. Çfarë është e vërtetë?

Vuno është një fshat i Himarës, por aty nuk flitej greqisht. Nëse do të kisha rrënjë greke do të isha krenar, por nuk kam. Jam krenar për rrënjët shqiptare.

Nuk kam marrë kurrë bursë për Harvard dhe nuk kam studiuar atje. Vetëm e kam vizituar.

Çështja e pronave të minoritetit grek?

Nuk është çështje e veçantë. Problemet e pronësisë janë në gjithë vendin. Shqiptarë dhe grekë përballen me të njëjtat sfida për shkak të historisë së vështirë dhe konfiskimeve 50-vjeçare. Dokumentet shpesh janë humbur ose dhënë gabim.

Po bëjmë një proces pastrimi dhe unifikimi të kadastrës. Kemi bërë progres dhe kemi dhënë tituj pronësie në jug, përfshirë Himarën. Procesi është kompleks dhe ka ende shumë prona pa dokumente.

Himara dhe turizmi?

Himara ka qenë gjithmonë pjesë e planit tonë turistik dhe është zhvilluar shumë. Është një nga bashkitë më të pasura për shkak të të ardhurave nga turizmi.

Ndryshe nga disa informacione të pasakta në media greke, banorët përfitojnë nga zhvillimi. Marrin kompensime të rëndësishme nga projektet.

Himara po ecën shumë mirë dhe kryetari i bashkisë është një shembull bashkëjetese, me një prind grek dhe një shqiptar, i përkushtuar ndaj të dy komuniteteve. Ai mbështet banorët greqishtfolës dhe kjo reflektohet në promovimin turistik në tre gjuhë.

Ajo që ndodhi me personin që përfundoi në burg në vend që të bëhej kryetar bashkie ishte e pafat.

Nuk i frikësohemi Iranit. Mësojmë nga Greqia

Për deklaratat e liderit iranian dhe sulmet hibride?

Nuk kam informacion për parajsën dhe ferrin, por nëse ekzistojnë, shpresoj që ai të kalbet në ferr për shkak të vuajtjeve të shkaktuara. Nuk kemi frikë. Kemi strehuar iranianë për arsye humanitare, jo për aktivitete kundër regjimit.

A keni mësuar greqisht?

Di dy fjalët më të bukura: “agapi mou” dhe “efharisto”. Për pjesën tjetër, mjafton anglishtja.

A e vizitoni Greqinë?

Do të doja më shpesh, por nuk është e lehtë. Gjithashtu kemi vendosur që pushimet t’i bëjmë brenda Shqipërisë për të promovuar vendin tonë.

Greqia është tashmë një destinacion i konsoliduar. Ne jemi ende në ndërtim.

Jam shumë i impresionuar nga zhvillimet në Greqi vitet e fundit, sidomos pas krizës ekonomike dhe nën qeverinë e Kyriakos Mitsotakis. Ka shumë për të mësuar nga Greqia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit