

Të pandërprera janë zhvillimet lidhur me vdekjen e Mirtos në Argostoli të Kefalonisë në Greqi. Siç duket, nuk bëhet fjalë për një rast të thjeshtë, pasi situata po ndërlikohet me informacionet e reja që po dalin në dritë.
Mirto, 19 vjeçe, bijë e një babai grek dhe nëne shqiptare humbi jetën pak orë pasi u fut në një apart-hotel me një grek transgender 23 vjeçar. Më pas aty shkoi një peshëngritës grek 26 vjeçar që sipas mediave greke çoi kokainë dhe më tej një 22 vjeçar shqiptar që ndodhej në dhomën ngjitur.
Pronarja e Airbnb ku 19-vjeçarja kaloi orët e fundit të jetës së saj, para se të humbiste jetën e vetme dhe pa ndihmë në një stol në sheshin qendror të qytetit, kishte deklaruar se gjatë asaj periudhe kishte dhënë me qira vetëm një dhomë, pasi po kryheshin punime rinovimi.
Sipas pronares, e vetmja dhomë ajo me numër 11 e dhënë me qira ishte ajo ku qëndroi 19-vjeçarja me 23-vjeçarin. Megjithatë, nga investigimi i Mega Channel nuk rezulton diçka e tillë, ndaj duket se deklaratat e saj nuk janë të sakta.
Në një dhomë tjetër ngjitur, numër 15 të akomodimit qëndronte një 56-vjeçar me partneren e tij, i cili është babai i 18-vjeçares që po qëndronte në dhomën ngjitur me Μirton, bashkë me 22-vjeçarin e arrestuar me origjinë nga Shqipëria.
Kujtojmë se, sipas dëshmisë së tij, 22-vjeçari ishte thirrur nga 26-vjeçari peshëngritës, kur Μirto filloi të kishte kriza për shkak të kokainës.
Si lidhen të gjithë personat mes tyre
Në dhomën “11” qëndronte Mirto me 23-vjeçarin, ndërsa në dhomën “15” në katin përdhes qëndronte 56-vjeçari me partneren e tij dhe një të afërme të pronares. Pikërisht në dhomën ngjitur me Μirto-n, qëndronte 18-vjeçarja, vajza e burrit të dhomës “15”, së bashku me 22-vjeçarin me origjinë nga Shqipëria.
22-vjeçari shqiptar njihte 26-vjeçarin peshëngritës dhe, sipas rrethit të 18-vjeçares, ai e dinte se ish-kampioni atë natë do të ishte në dhomën ngjitur me 23-vjeçarin dhe Μirton.
Pse pronarja bëri deklarata të rreme për kamerat
Përveç faktit që deklaroi se vetëm dhoma e Μirtos ishte e zënë dhe asnjë tjetër për shkak të rinovimit, pronarja tha gjithashtu se kamerat e jashtme nuk funksiononin.
Duhet theksuar se pamjet nga brenda akomodimit janë bërë publike, ndërsa ato nga jashtë nuk iu dorëzuan kurrë autoriteteve.
Sipas reportazhit të Mega, pronarja e hotelit pretendoi se kamera e jashtme ishte e prishur dhe nuk regjistronte. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, pasi një e afërme e saj dhe partnerja e 56-vjeçarit i kishte kërkuar të mos dorëzonte materialin në polici.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






