

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër ish presidentes Vjosa Osmani në përfundim të mandatit të saj.
Në letrën, të cilën Osmani e ka bërë të ditur se e ka marrë një ditë më parë, vlerësohet bashkëpunimi i saj, përfshirë angazhimin në kuadër të Bordit të Paqes.
“Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme, që do të formojë të ardhmen e vendit tuaj, të rajonit të Ballkanit dhe të gjithë Evropës”, thuhet në mesazhin e Trumpit.
Nga ana tjetër, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se lidhja e fortë mes Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbetet e qëndrueshme, duke falënderuar presidentin amerikan për letrën.
Deklarata
Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë!

Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






