

Bie çmimi i naftës në tregjet aziatike, ndikojnë pritshmëritë për bisedime SHBA–Iran
Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në tregjet aziatike këtë të martë, ndërsa investitorët po ndjekin me vëmendje zhvillimet lidhur me bisedimet e mundshme të paqes mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani.
Nafta bruto Brent, një nga treguesit kryesorë globalë, ka rënë me 1.6%, duke zbritur në 93.97 dollarë për fuçi. Ndërkohë, West Texas Intermediate (WTI) ka pësuar një ulje prej 1.5%, duke arritur në 86.15 dollarë për fuçi.
Pasiguria mbi zhvillimin e një raundi të dytë bisedimesh mes dy vendeve, që pritet të mbahet në Pakistan, po ndikon drejtpërdrejt në tregje. Deri tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga palët nëse negociatat do të vijojnë.
Tregtarët dhe investitorët mbeten në pritje të sinjaleve më të qarta, ndërsa çdo zhvillim në këtë drejtim pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në çmimet globale të energjisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






