

Një delegacion i partisë ‘Fratelli d’Italia’ arritën këtë të hënë në Shqipëri për të verifikuar funksionimin e Qendrës së Qëndrimit për Riatdhesime (CPR) në Gjadër.
Ata mbërritën në Gjadër rreth orës 12: 30 dhe pas qëndrimi për rreth 3 orë në një deklaratë të shkurtër përgjegjësja për Departamentin e Emigracionit, Sara Kelany tha se: "dëshirojmë me fakte të hedhim poshtë narrativën e shtrembëruar dhe të qëllimshme sipas së cilës këto struktura nuk funksionojnë ose, më keq, janë një humbje e kotë".
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






