

Peshkopi – Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në zonën e urës së fshatit Pesëjakë.
Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Dy prej mjeteve dyshohet se ishin duke lëvizur në drejtim të qytetit të Peshkopi, ndërsa automjeti i tretë po hynte në rrugën nacionale, çka mund të ketë sjellë përplasjen.
Si pasojë e aksidentit, tre drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Një prej automjeteve ka mbetur i bllokuar pranë urës dhe rrezikoi të binte në përrua.
Segmenti ku ndodhi aksidenti konsiderohet problematik për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara.
Policia Rrugore Dibër po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






