Transmetuar më 20-04-2026, 13:50

Fier – Strukturat e Policisë së Shtetit, përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit për shtetasin Agim Gashi, 38 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Sipas hetimeve, Agim Gashi dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij K. Gashi, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim në IEVP Fier, ka kryer ngjarjen më 7 dhjetor 2023.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezërit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Elton Javori, 41 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të plotë të rrethanave të ngjarjes.

DVP Fier

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda urdhri i ndalimit për një 38-vjeçar, i akuzuar për vrasje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit A. G., 38 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), më datë 07.12.2023, në lagjen “16 Prilli”, Fier, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Si ndoshi vrasja?

Ngjarja ndodhi më 7 dhjetor 2023.

35-vjeçari Agim Gashi ka ekzekutuar me armë zjarri pistoletë, 41-vjeçarin Elton Javori i cili lëvizte me një automjet tip “Porsche”.

Ai dyshohet se e ka pritur Javorin pranë banesës së tij dhe në një moment e ka ndjekur paralel me makinë.

Por kur viktima ka ulur xhamin e makinës, Gashi e ka qëlluar dy herë me pistoletë. 41-vjeçari ka tentuar të largohet me makinë, por si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë pak metra më larg.

Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer në rrugën “Llukan Toska”. Agim Gashi dhe viktima ishin përfshirë në një sherr para dy javësh ku ka pasur ofendime mes palëve.

Ka dyshime se ky sherr mund të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë, pasi hetuesit kanë përjashtuar mundësinë që Elton Javori të jetë vrarë për shkak të dajës së tij Demir Backa.

Ky i fundit u vra në një atentat më 23 Tetor të 2021 pranë një qendre tregtare në Fier.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit