

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë rreth orës 12:30 në aksin Peshkopi–Maqellarë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe një tjetër automjet me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve si dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






