Transmetuar më 20-04-2026, 11:50

Pas protestës së 17 prillit, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe te gjithë zinxhirin drejtues të Policisë së Shtetit me në krye të Skënder Hitën.

Kallëzimi është bërë për veprat penale të "Dëmtime të tjera me dashje", "Heqja e paligjshme e lirisë", "Falsifikimi i dokumenteve", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shpërdorimi i detyrës", "Kryerja e veprimeve arbitrare", "Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme", "Pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar", "Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese", "Kallëzimi i rremë", "Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore", në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 28, 90, 110, 186, 237, 248, 250, 251, 261, 269, 281, 305 dhe 305/b të Kodit Penal.

EMRAT E TË KALLËZUARVE

1. Shtetasi Besfort Lamallari, me detyrë Ministër i Punëve të Brendshme.

2. Shtetasi Skënder Hitaj, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

3. Shtetasi Sokol Bizhga, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

4. Shtetasi Elton Alushi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

5. Shtetasi Artur Prifti, me detyrë Komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

6. Shtetasi Altin Tabaku, me detyrë Zv.Komandant i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

7. Shtetasi Bajram Baçi, me detyrë Shef Njësie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

8. Shtetasi Navjol Papuli, me detyrë Shef Njësie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

9. Shtetasi Dashamir Bendo, me detyrë shefi Forcave të Posaçme Operacionale.

10. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 4 dhe Nr.6. Tirane që kanë kryer arrestime të paligjshme.

11. Punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit, të paidentifikuar nga ana jonë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit