Transmetuar më 20-04-2026, 11:15

Tiranë – Kreu i PD, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka akuzuar drejtues të sistemit të drejtësisë për trajtim të çështjeve gjyqësore.

Berisha iu referua prokurorit të SPAK, Altin Dumani, si dhe gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, duke pretenduar se është hapur një hetim ndaj saj në lidhje me një çështje të mëparshme.

Ai deklaroi se sipas tij, mënyra e trajtimit të dosjes ka pasur qëllim “shfajësimi” të saj, ndërsa ngriti akuza politike ndaj drejtuesve të institucioneve të drejtësisë.

Berisha i cilësoi këto zhvillime si pjesë të një qëndrimi politik ndaj opozitës dhe sistemit të drejtësisë, ndërsa përsëriti akuzat e tij për ndikim politik në vendimmarrje.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar publik nga përfaqësuesit e SPAK apo gjyqtarja e përmendur në lidhje me këto deklarata.

Sali Berisha: "Të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, ta quash ‘shpërdorim detyre’, do të thotë të kesh moralin e Altin Troplinit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës’.

Qytetarë dhe qytetare, duhet ta dini se Altin Troplini, një kriminele që falsifikonte dokumente dhe viza dhe që u kap nga autoritetet greke me falsifikim, një kriminele që u dënua nga drejtësia greke, e mori për ta mbrojtur në hetim, dhe do ua them arsyet, e mori në hetim pa emër.

I hapi dosje pa emër.

Dhe cila ishte çështja që hapi për Irenën?

Do thoni ju ishte për falsifikim?

Jo.

Do thoni ju ishte për mashtrim?

Jo.

I hapi pikërisht për atë që donte ta nxirrte të larë, për shpërdorim detyre.

Që të quash falsifikimin shpërdorim detyre, do të thotë të jesh Altin me pesë mbiemra.

Që të quash falsifikimin, mashtrimin në formular, për të cilin çdo punonjës i këtij shteti është dënuar, ta quash sghpërdorim detyre, do të thotë të kesh moralin e Altin Troplinit, Altin Hajros, Altin Farrukut dhe Altin Gjokës.

Pas këtyre është kjo pra: “Armik i egër i votës së lirë dhe pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës, drejtësia vonon, por nuk harron”.

Aty po hidhnin valle Dumani me Irenën sot, po festonin me një valle popullore të dy"

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit