Transmetuar më 20-04-2026, 10:58

Tiranë – Një rast shqetësues për sigurinë ushqimore është sinjalizuar nga sistemi evropian RASFF, në lidhje me një produkt kremi lajthie me kakao të dyshuar të kontaminuar me Salmonella spp, i importuar nga Gjermania.

Sipas njoftimit, produkti “Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g)” përbën rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer verifikimet përkatëse pranë subjektit importues “Lengo Group”, ku është konstatuar një sasi totale prej 18.3 kg e produktit të importuar, e destinuar për asgjësim.

Nga kontrollet rezulton se një pjesë prej 8.7 kg është shitur te konsumatorët fundorë, ndërsa subjekti ka kryer njoftimin përkatës në ambientet tregtare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje qytetarëve që, nëse e disponojnë këtë produkt, ta kthejnë në pikat e blerjes dhe të mos e konsumojnë, për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin.

AKU: Aalert me temë “Salmonella spp në krem lajthie në kakao” me origjinë nga Gjermania, duke përbërë risk serioz për shëndetin e njeriut PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Emri i produktit: Nudossi Haselnuss-Nougat-Crème (300 g) mit 36% Haselnüssen ohne Palmöl.

Të dhënat e produktit:

Lot: L 1251838: Data e skadencës 18.09.2026.

Lot: L 1252635: Data e skadencës 26.08.2026.

Emri i subjektit prodhues: “Bartels-Langness Handelsgesellschaft mbH & Co”.

Emri i subjektit importues në Shqipëri: “Lengo Group”.

AKU ka kryer verifikimet përkatëse në subjektin importues ku është konstatuar se sasia e importuar e këtij produkti

– Krem lajthie me kakao”Nudossi Nut Nugat Creme”, me datë skadence .18.09.2026, Lot: L1251838, në sasinë 30 copë me sasi totale 9 kg.

– Krem lajthie me kakao”Nudossi Nut Nugat Creme”, me datë skadece 26.08.2026, Lot: L 1252635, në sasinë 60 copë me sasi totale 18 kg. Sasia totale e importuar për të dyja lotet është 27 kg.

Në subjekt u bllokua sasia prej:

– Krem lajthie me kakao “Nudossi Nugat Creme”, me datë skadence 18.09.2026, Lot: L1251838, 15 copë ose 4.5 kg.

– Krem lajthie me kakao “Nudossi Nugat Creme”, me datë skadence 26.08.2026, Lot: L 1252635, 46 copë ose13.8 kg.

Sasia totale e bllokuar për të dy lotet 18.3 kg me destinacion asgjësimin e tij.

Nga verifikimet e kryera rezulton se sasia e shitur te konsumatori fundor është 8.7 kg për të cilën subjekti ka kryer njoftim në ambientin tregtues.

AKU i bën thirrje konsumatorit që nëse e kanë në gjendje këtë produkt ta kthejnë në pikat e tregtimit ku e kanë blerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit