Transmetuar më 20-04-2026, 10:32

Shkodër – Prej mesditës së djeshme vijon zjarri në venddepozitimin e mbetjeve në Bushat landfill, ndërsa vatra ende nuk është neutralizuar plotësisht.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse nga Vau i Dejës, Shkodra, Lezha, Kamza dhe Tirana, zjarri mbetet aktiv

Tymi i krijuar nga djegia e mbetjeve ka përfshirë zonat e Vaut të Dejës dhe Shkodrës, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës.

Ekipet zjarrfikëse po vijojnë punën për neutralizimin e vatrës kryesore, por terreni i vështirë dhe përhapja e flakëve kanë bërë që operacioni të jetë kompleks dhe i zgjatur në kohë.

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, deklaroi se aktualisht nuk ka rrezik për banesat përreth, megjithatë situata mbetet nën monitorim për shkak të natyrës së mbetjeve dhe mundësisë së riaktivizimit të zjarrit.

Autoritetet vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të flakëve dhe normalizimin e situatës në zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit