

Gjirokastër – Në media dhe rrjete sociale janë raportuar pretendime të pakonfirmuara në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Flamur Golemi, të cilat kanë nxitur reagime dhe debat publik.
Avokati i Golemit, Arben Llangozi, në një deklaratë për emisionin “Breaking”, i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe shpifëse, duke theksuar se ato janë shpërndarë fillimisht nga një qytetar dhe më pas janë amplifikuar në mënyrë të pa verifikuar.

Analizat e bëra në dhjetor 2025
Sipas tij, kryebashkiaku ka kryer disa analiza mjekësore në dhjetor 2025 në një klinikë në Greqi, me rekomandim të mjekëve, për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetësore, por rezultatet janë keqinterpretuar dhe përdorur për qëllime politike.
Ndërsa një analizë për HIV/AIDS që qarkullon në rrjet, e cila e nxjerr të pastër Golemin, u shoqërua me komente përse ësbtë pa firmë dhe vulë.

Avokati tha se dokumenti mjekësor i publikuar është autentik sipas tij, ndërsa theksoi se pala mbrojtëse është e gatshme për çdo verifikim institucional, nëse kërkohet.
Ai i cilësoi akuzat si dezinformuese dhe tha se ato kanë krijuar panik të panevojshëm në publik, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të paragjykohet mbi bazën e gjendjes shëndetësore.
“Dokumenti është autentik dhe është publikuar nga vetë kryebashkiaku për të shuar të gjitha këto akuza të pabaza, sulmet politike. Këtu nuk kemi vetëm shpifje por ky lajm i pavërtetë ka prekur të gjithë qytetin e Gjirokastrës. Ka shkaktuar panik situata sepse qytetarët kanë kontakte me këta njerëz. Shumë qytetarët nga paniku po i marrin shërbimet mjekësore në vende të tjera.
Dokumenti edhe pse pa vulë dhe firmë, është nga një klinikë, është mënyra si e lëshojnë ata sipas legjislacionit grek, nuk mund t’ua kërkojmë ta bëjnë sipas ligjit shqiptar kur klinika është në Janinë. Zoti Golemi është i hapur për verifikim. Këtu kemi dhe diskriminim për shkak të një gjendjeje shëndetësore, kemi shkaktim të panikut në publik me këtë shpifje.
Nëse e marrim që është e vërtetë, nuk mund të paragjykohet një njeri i tillë. Ky virus merret nga ndërhyrjet dentare, nga mjekimet, tani i mund ta gjykojmë një njeri për një virus. Me këtë lajm ishte qëllimi të goditej kryebashkiaku dhe prandaj doli sikur janë infektuar edhe 18 punonjës. Kemi një të dhënë të paverifikuar, shpifje me qëllim dezinformimin dhe krijimin e panikut.
Kryebashkiaku është i gatshëm të bëjë çdo analizë, por ai e ka bërë nga institucionet greke. Ne jemi të gatshëm që jo vetëm kryebashkiaku por dhe këta punonjësit, të identifikohen ata 18 persona dhe t’i nënshtrohen analizave. Për këtë çështje duhet hetim. Ka persona që kanë qëllime dashakeqe ndaj kryetarit brenda bashkisë dhe ata e kanë përhapur këtë lajm.
Kryebashkiaku ka kryer një sërë ekzaminimesh në datën 20 dhjetor të vitit 2025, sepse gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë dhe në këtë moment, mjekët e kanë këshilluar të kryejë dhe këtë analizë. Më pas ky informacion ka dalë dhe është keqpërdorur. Lajmi i rremë është publikuar fillimisht nga një qytetar i Gjirokastrës dhe më pas është keqpërdorur nga eksponentë politikë. Sot kryebashkiaku është në gjendje të mirë shëndetësore.
Zoti Golemi është i hapur të publikojë çdo të dhënë që i kërkohet. Nëse është e vërtetë ne do kërkojmë falje publike por e vërteta është se nuk ka asnjë gjë të tillë. Askush nuk duhet të paragjykohet.”– tha avokati.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






