Transmetuar më 20-04-2026, 09:38

Një vendim ndoshta i menduar me kohë dhe një shkrepje fatale, kaq mjaftuan për ti marrë jetën në moshë ende të re një djali në Durrës duke pësuar vdekje të dhimbshme ndërsa disa po përpiqeshin ta mbanin në jetë.

Ngjarja ndodhi pak më parë, rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, raporton noa.al.

Policia tha se dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Është e paqartë përse i riu zgjodhi fundin tragjik për jetën e tij.

Kohët e fundit ka një shtim të rasteve të vetëvrasjeve. Policia dhe sociologët, vënë në dukje se shkaqet kryesore janë financiare dhe sentimentale. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit