Transmetuar më 20-04-2026, 09:27

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Burime politike bëjnë me dije se në fokus të takimit do të jetë procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit, ndërsa afatet kushtetuese për këtë procedurë po afrohen. Pavarësisht disa takimeve të zhvilluara deri më tani, palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një kandidat të përbashkët.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve në ditët në vijim, duke shtuar komunikimet me partitë opozitare për të siguruar votat e nevojshme në Kuvend.

Zgjedhja e presidentit kërkon një shumicë të cilësuar votash, çka e bën të domosdoshëm konsensusin politik mes forcave kryesore në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit