Transmetuar më 20-04-2026, 08:59

Tiranë – Gruaja e Mirit, finalistit të spektaklit Big Brother VIP Albania 5, ka ndarë emocionet dhe përjetimet e saj në prag të finales, në një intervistë për Top Channel.

Ajo u shpreh se sfida më e madhe gjatë kësaj periudhe nuk ka qenë rrugëtimi i bashkëshortit të saj brenda shtëpisë, por reagimet dhe komentet negative nga publiku jashtë.

“Vështirësia më e madhe kanë qenë komentet dhe urrejtja jashtë ‘Big Brother’-it. Me Selinën dhe Mirin nuk jam mërzitur. Do të gënjeja nëse do të thoja që nuk jam prekur nga komentet,” u shpreh ajo.

Megjithatë, ajo theksoi se besimi ndaj bashkëshortit të saj nuk është lëkundur në asnjë moment.

“Unë kam pasur besim të plotë te Miri dhe nuk kam dyshuar asnjëherë tek ai,” shtoi ajo.

Në mesazhin e saj për publikun, ajo bëri thirrje për më shumë kujdes në komunikimin online.

“Mesazhi im për teleshikuesit është të mendojnë para se të shkruajnë diçka, sepse nesër mund të jenë vetë në vendin e atyre që lëndohen. Secili ka jetën e vet; para se të flisni, mendohuni një herë,” theksoi ajo.

Në përfundim, ajo e cilësoi këtë periudhë si një përvojë të paharrueshme, duke shprehur bindjen se gjithçka do të përfundojë pozitivisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit