Transmetuar më 20-04-2026, 07:53

Tregu valutor në vend paraqitet relativisht i qëndrueshëm këtë të hënë, me luhatje të lehta në kursin e këmbimit për monedhat kryesore ndërkombëtare.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ora News, dollari amerikan blihet me 80.7 lekë dhe shitet me 81.8 lekë.

Ndërkohë, euro këmbehet në blerje me 95.2 lekë dhe në shitje me 96 lekë, duke ruajtur një stabilitet krahasuar me ditët e fundit.

Edhe monedhat e tjera të huaja shfaqin lëvizje të moderuara. franga zvicerane blihet me 103.2 lekë dhe shitet me 104.2 lekë, ndërsa paundi britanik këmbehet me 109 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.

Sa i përket dollari kanadez, ai blihet me 58.7 lekë dhe shitet me 60 lekë.

Zhvillimet në tregun valutor vijnë në një kohë kur Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar për ndikimin e pasigurive globale në ekonomi, veçanërisht në kushtet e tensioneve gjeopolitike që vazhdojnë të mbeten faktor rreziku për stabilitetin financiar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit