

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, dita e hënë, 20 prill 2026, do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash, të cilat pas mesditës do të bëhen mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, pritet të nisin që në orët e mëngjesit në zonën veriperëndimore, për t’u shtrirë gradualisht në pjesën tjetër të territorit.
Gjatë ditës, reshjet do të mbeten kryesisht të dobëta, ndërsa në veriperëndim herë pas here do të shoqërohen me shtrëngata afatshkurtra. Në orët e pasdites, reshjet do të përqendrohen kryesisht në zonat malore, për t’u ndërprerë më pas në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 10 m/s. Deti do të paraqitet me valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






