Transmetuar më 19-04-2026, 22:39

Dy të paraburgosurit Françesko Doçi dhe Ardian Gjoka janë identifikuar si autorët e incidentit të rëndë të ndodhur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP Reç, ku është ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve dhe janë shkaktuar dëme brenda qelisë.

Sipas raportimeve, të dy të paraburgosurit kishin qenë më herët të veçuar, pasi dyshohet se kishin ushtruar dhunë ndaj një tjetër të paraburgosuri. Gjatë incidentit të fundit, ata kanë thyer derën e banjës dhe kanë shkatërruar sende të ndryshme brenda qelisë.

Pas njoftimit të ngjarjes, forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë duke i neutralizuar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në një moment njëri prej të paraburgosurve ka tentuar t’i vërë flakën një bombole gazi, por tentativa është parandaluar në kohë.

Punonjësi i Policisë së Burgjeve ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas incidentit, Françesko Doçi dhe Ardian Gjoka janë transferuar në burgun 313 në Tiranë, në pritje të dërgimit në një institucion të sigurisë së lartë.

Ndaj tyre janë vendosur masa disiplinore, përfshirë izolim për tre muaj, si dhe ka nisur procedim penal për tre vepra penale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit