Transmetuar më 19-04-2026, 22:27

Deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Saimir Korreshi, ka denoncuar publikisht gjendjen e një linje elektrike të tensionit të lartë në fshatin Garunjas të Lushnjë, duke publikuar pamje që sipas tij tregojnë një rrezik serioz për banorët.

Në videon e publikuar, ai thekson se linja elektrike është e dëmtuar dhe e ekspozuar pranë një rruge kryesore ku qarkullojnë këmbësorë, duke e cilësuar situatën si potencialisht vdekjeprurëse.

Korreshi i ka bërë thirrje ministrit Enea Karakaçi për ndërhyrje të menjëhershme, duke ngritur shqetësimin për mungesë të sigurisë teknike dhe neglizhencë institucionale.

Në reagimin e tij publik, deputeti ka përdorur edhe tone ironike, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit të infrastrukturës dhe duke theksuar rrezikun që, sipas tij, paraqet situata për jetën e qytetarëve.

Ai ka kërkuar që autoritetet të marrin masa urgjente për riparimin e linjës dhe shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

Reagimi i plotë:

  Selam i fundit per sot Shokut Karakaçi perpara se ta zeri gjumi!  

Bashke me Emanuelin vizituam gabinat e fjales e fundit prodhim Karakaç. Ne Garunjas Jazxhias por me e avancuara ajo e Matjanit!

Shikoni videon dhe do ta kuptoni se sa vemendje ju kushton Karakaçi sigurimit teknik.

Dhe po flasim per jete njerezish pertej Humorit Parlamentar.

A hyet ne UROPPP keshtu o Karakaç.

Shiko keto pamje dhe provo ne te ze gjumi!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit