

Një incident dhune është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale IEVP Reç, ku dy të paraburgosur me inicialet A.Gj dhe F.D kanë sulmuar një punonjës të Policisë së Burgjeve dhe kanë dëmtuar pajisje brenda ambienteve të institucionit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ngjarja ka ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa të paraburgosurit kanë kundërshtuar me forcë autoritetin e punonjësve të sigurisë.
Menjëherë pas incidentit, strukturat e sigurisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ndërsa drejtues të lartë të institucionit kanë qenë të pranishëm në vendngjarje për menaxhimin e saj.
Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj dy të paraburgosurve janë vendosur masa të menjëhershme disiplinore dhe ligjore, përfshirë izolim për tre muaj, nisjen e procedimit penal për tre vepra penale dhe transferimin e tyre në një institucion të sigurisë së lartë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






