Transmetuar më 19-04-2026, 21:35

Zjarri i rënë në vend-depozitimin e mbetjeve në Landfillin e Bushatit vijon të jetë aktiv edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke e mbajtur situatën ende të pa stabilizuar.

Sipas të dhënave nga terreni, disa vatra djegieje nuk janë shuar plotësisht, ndërsa në pjesë të ndryshme të landfillit vijon procesi i djegies së mbetjeve. Herë pas here intensiteti i flakëve rritet dhe më pas ulet, duke treguar një situatë të paqëndrueshme.

Tymi i krijuar nga zjarri është përhapur në zonat përreth, duke u ndjerë në disa lagje dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët lokalë.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet po e mbajnë situatën nën monitorim për zhvillime të mëtejshme në orët në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit