Transmetuar më 19-04-2026, 19:34

Tetë fëmijë të moshës nga një deri në 14 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin Shreveport, në shtetin e Luiziana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku në total u qëlluan me armë zjarri 10 persona. Autoritetet bëjnë me dije se viktimat janë pjesë e një grupi familjar, ndërsa dyshohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti brenda familjes.

Policia njoftoi se autori i dyshuar u neutralizua nga forcat e rendit pas një ndjekjeje me automjet, pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte vjedhur një makinë në afërsi të kryqëzimit të rrugëve West 79th dhe Lynnwood.

“I dyshuari, pasi u largua nga vendngjarja, vodhi një automjet pranë kryqëzimit të West 79th dhe Lynnwood. Oficerët e ndoqën dhe ne besojmë se ai ishte personi i vetëm që qëlloi në këto pika,” deklaroi një zëdhënës i policisë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka tronditur opinionin publik në SHBA.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit