

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim me mbështetës në Kukës, ku ka komentuar situatën brenda forcës politike dhe qëndrimin e tij të fundit.
Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi se nisma e tij nuk synon përçarje, por krijimin e një vlere të shtuar për Partinë Demokratike, në përputhje me statutin dhe funksionimin e fraksioneve brenda saj.
Ai u ndal edhe te pakënaqësitë e akumuluara ndër vite nga anëtarët e partisë, duke përmendur mungesën e përfaqësimit të drejtë dhe nevojën për respektimin e të drejtave të çdo demokrati.
“Nuk duam të krijojmë përçarje, por një vlerë të shtuar për PD. Secili prej nesh ka pasur arsye për të qenë i pakënaqur, përfshirë edhe mungesën e përfaqësimit të drejtë. Kemi diskutuar për të drejtat e çdo demokrati. Kam bërë zgjedhjen e duhur që po ndahem nga ‘balta’ e këtyre 36 viteve, edhe pse kjo ka kosto,” u shpreh ai.
Deklaratat e tij vijnë në një klimë tensionesh të brendshme në Partinë Demokratike, lidhur me drejtimin dhe të ardhmen politike të saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






