

Dy ditë pas vendimit për të lënë në paraburgim tre të rinjtë e akuzuar për braktisjen e 19-vjeçares Myrto në një shesh në Argostoli , duke çuar në vdekjen e saj, autoritetet po vijojnë hetimet në thellësi të çështjes.
Avokati i familjes së 19-vjeçares është shprehur se ekzistojnë prova të tjera që tregojnë për përfshirjen e personave të tjerë në këtë tragjedi që ka tronditur vendin tonë dhe atë fqinj, raporton Protothema.gr
Bëhet me dije se kanë nisur hetimet dhe ndaj një 66-vjeçari, i cili, sipas informacioneve, kishte qenë në kontakt me Myrton. Pak minuta se të ndodhte tragjedia mësohet se burri i kishtë dërguar asaj 220 euro.
Hetimet e bëra kanë zbuluar se burri në fjalë ka shkëmbyer mesazhe me të renë, ndërkohë që nuk është sqaruar se pse ia ka dërguar të resë paratë.
Nga ana e tij, babai i 19-vjeçares flet për një grup që sipas tij dyshohet se është përpjekur të shfrytëzojë vajzën e tij, duke theksuar se do të luftojë për vënien në vend të kujtimit të saj.
Lidhur me shtrimin në spital të Myrtos, avokati përcolli informacionin që kishte nga nëna e saj, duke
Tre të rinjtë, të cilët pas fjalimeve të tyre të gjata u konsideruan të paraburgosur dhe pritet të transferohen në Korydallos, mohuan se kanë lidhje me vdekjene tragjike të Myrtos.
Mirëpo pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit vërtetojnë të kundërtën. Në videot e publikuara para pak ditësh nga mediat vendase, 22-vjeçari shfaqet i pari duke mbajtur xhaketën e 19-vjeçares, i ndjekur nga peshëngritësi 26-vjeçar që e nxjerr jashtë vendit të ngjarjes dhe 23-vjeçari i fundit. Pastaj e çojnë në një shesh qendror dhe thërrasin një ambulancë.
19-vjeçarja, e identifikuar nga mediat greke si “Myrto” u gjet pa ndjenja jashtë një restoranti në sheshin qendror të Argostolit në orët e para të së martës. Ajo ishte braktisur nga tre të rinj të moshës 23, 26 dhe 22 vjeç, ky i fundit shqiptar,pasi kishin konsumuar kokainë në ambientet e një hoteli.
Bazuar në raportimin e bërë nga Newsbomb.gr, nëna e 19-vjeçarjes është me origjinë nga Shqipëria, dhe punonte në punë të ndryshme, ajo është përshkruar nga të njohurit si punëtore dhe me karakter të mirë.
Sipas raportimit të mediave greke, pak para dhënies së “lamtumirës” së fundit, kanë folur në një emision televiziv në Greqi, shoqja e saj e fëmijërisë dhe nëna e saj, ku kanë treguar bisedat e fundit që patën. Shoqja e fëmijërisë së 19-vjeçarjes është shprehur se ajo kishte komunikuar muajin e fundit në rrjetet sociale me 23-vjeçarin.
Duke shtuar se ka qenë ajo vetë që e ka paralajmëruar të mos dilte me të pasi sipas atyre që kishte dëgjuar: "Nuk dëgjova gjëra të mira për këtë djalë. Prindërit e tij e kishin nxjerrë nga shtëpia dhe ai kishte shkuar në Athinë. I thashë një ditë më parë: "Myrto, të lutem, mendoj se je vajzë e zgjuar, mos dil më me këtë djalë." "Të lutem, më dëgjo."
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






