Transmetuar më 19-04-2026, 15:49

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë landfillin e mbetjeve në Bushat, në qarkun e Shkodër, duke shkaktuar alarm.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë sipërfaqen e depozitimit, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje po operojnë gjashtë mjete zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore të Shkodër, Lezhë dhe Vau i Dejës.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit