

Finalja e Big Brother VIP shpalli fitues Selim Bollati, ndërsa pas spektaklit janë vënë re edhe reagime të pakënaqura nga disa prej finalistëve.
Një prej tyre është Rogerti, i cili u eliminua i pari nga katër finalistët dhe u shfaq i tensionuar menjëherë pas daljes nga shtëpia.
Sipas raportimeve të “Prive by Liberta Spahiu”, ai u largua nga studioja menjëherë pas eliminimit, ndërsa gjendje e ngarkuar u vu re edhe tek mbështetësit e tij.
Rogerti nuk mori pjesë as në festën përmbyllëse të organizuar për stafin dhe ish-banorët e spektaklit. Më pas, ai u shfaq në rrjetet sociale krah reperit Don Phenom, i cili e cilësoi si “fituesin e vërtetë”.
Në një mesazh drejtuar mbështetësve, Rogerti u shpreh: “Këto lojëra janë bërë për politikën vëlla, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë”.
Ai u konsiderua si një nga personazhet më antagonistë të këtij sezoni të “Big Brother VIP”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






