

Një konflikt mes disa personash është regjistruar në Tiranë, ku dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Berisha”, ku, sipas policisë, gjatë përplasjes një prej personave ka qëlluar me armë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.D.
Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit R.S., R.S., F.Gj., D.D. dhe R.Gj., të dyshuar si të përfshirë në konflikt.
Policia po vijon punën për kapjen e personave në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D dhe shpallën në kërkim shtetasit R. S, R. S, F. Gj, D. D dhe R. Gj, pasi me datë 17.04.2026, dyshohet se në rrugën “Berisha” në ambientet e jashtme të lokalit të shtetasit Xh. D, ka ndodhur një konflikt mes disa shtetasve dhe njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim, dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






