

Fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP, Selin Bollati, ka ndarë emocionet e para pas triumfit, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si një përvojë të jashtëzakonshme.
Ajo tregoi se eksperienca 120-ditore ishte e mbushur me surpriza dhe emocione të forta, ndërsa pranoi se nuk e kishte menduar kurrë që do të qëndronte kaq gjatë në izolim.
“Kam qenë në një miks emocionesh, jam ende në një shok emocional dhe njëkohësisht shumë e lumtur që rrugëtimi im po kurorëzohet me fitore,” u shpreh ajo.
Selin theksoi se përtej çmimit prej 100 mijë eurosh, fitorja më e madhe për të ishte mbështetja e publikut dhe përvoja personale që fitoi gjatë këtij rrugëtimi.
“Kam fituar veten dhe dashurinë e publikut,” tha ajo, duke shtuar se lidhja me ndjekësit ishte një nga elementët më të rëndësishëm të eksperiencës.
Fituesja foli edhe për marrëdhënien e saj me Gimbion, duke u shprehur se i pret një e ardhme për ta zhvilluar atë jashtë kamerave.
Ajo u ndal gjithashtu te momentet më prekëse gjatë finales, duke veçuar surprizën dhe mesazhin e të atit si një nga emocionet më të forta që do të mbajë mend nga ky edicion.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






