

Lionel Messi ishte protagonist absolut në fitoren 2–3 të Inter Miami CF ndaj Colorado Rapids në kampionatin Major League Soccer.
Ylli argjentinas shënoi dy gola, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në një ndeshje të luftuar. Fillimisht, Messi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 18-të, ndërsa në minutën e 79-të kompletoi dopietën pas asistit të Rodrigo De Paul, duke vulosur shifrat përfundimtare 2–3.
Me këto dy gola, “Pleshti” shkon në kuotën e 905 golave në karrierë, duke iu afruar më tej rivalitetit statistikor me Cristiano Ronaldo.
Kjo ishte fitorja e katërt për Inter Miamin në tetë ndeshje të zhvilluara në MLS këtë sezon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






