Transmetuar më 19-04-2026, 13:10

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pas vdekjes së një mësuesi 52-vjeçar, i cili humbi jetën rrugës duke u kthyer nga puna në zonën e Maliq.

Arsimtari, me origjinë nga Bilisht, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe është gjetur pa shenja jete pasi kishte përfunduar mësimin në fshatin e thellë Marjan.

Familjarët bëjnë të ditur se ai kishte mbi 30 vite përvojë në arsim dhe prej rreth 6 vitesh shërbente në zonat e thella të bashkisë Maliq, duke dhënë mësim fillimisht në Gribec dhe më pas në Marjan.

Në një reagim prekës në rrjetet sociale, nëna e tij ka treguar se i biri nuk është ankuar kurrë për vështirësitë apo sëmundjet nga të cilat vuante. Sipas saj, ai përshkonte çdo ditë deri në 5 orë rrugë në këmbë vajtje-ardhje për të mos munguar në shkollë.

Ajo thekson se 52-vjeçari vuante nga diabeti dhe tensioni, por pavarësisht gjendjes shëndetësore vazhdonte të punonte me përkushtim të plotë.

Mësuesi la pas dy fëmijë të vegjël dhe familjen e tij, ndërsa përshkruhet nga të afërmit si një njeri i qetë, i dashur dhe i respektuar nga komuniteti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit