

Në Kosovë është zhvilluar një operacion i gjerë policor kundër organizimit të lojërave të fatit të paligjshme dhe skemave piramidale, që ka përfunduar me arrestimin e 34 personave.
Sipas njoftimit të përbashkët të Policia e Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, aksioni është shtrirë në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skënderaj, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione, përfshirë lokale dhe banesa private.
Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin në aktivitetet e paligjshme.
Autoritetet bëjnë të ditur se 29 prej të arrestuarve janë dërguar në paraburgim, ndërsa të tjerët janë lënë në masën e detyrimit për paraqitje.
Në një pjesë tjetër të operacionit në Skënderaj janë kontrolluar 15 lokacione dhe janë arrestuar 8 persona, prej të cilëve 4 janë dërguar në mbajtje.
Ky aksion vjen në vazhdën e operacioneve të mëparshme kundër lojërave të fatit të paligjshme, si pjesë e përpjekjeve institucionale për luftimin e krimit të organizuar dhe aktiviteteve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






