Transmetuar më 19-04-2026, 12:31

Pas shpalljes fituese të edicionit të pestë të Big Brother VIP, Selin është përfshirë nga emocione të forta gjatë takimit me familjarët në skenë.

Menjëherë pas finales, ajo është takuar me Gimbon, i cili e ka pritur me entuziazëm, ndërsa më pas në skenë është ngjitur edhe nëna e saj.

Në momentin e takimit me mamanë, fituesja e këtij edicioni ka shpërthyer në lot, mes përqafimeve dhe emocioneve të forta. Nëna e saj i është drejtuar me fjalët: “Mos qaj”.

Balerina Selin, e cila u kthye në një nga personazhet më të komentuar të sezonit, ka fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, të vendosur nga votat e publikut.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit