

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me studentë të shkollës franceze Sciences Po, ku në fokus ishin korrupsioni, ekonomia dhe integrimi europian i Shqipërisë.
Gjatë bashkëbisedimit, Berisha deklaroi se lufta kundër korrupsionit kërkon reforma strukturore, përfshirë thjeshtimin e procedurave administrative, uljen e taksave dhe rritjen e transparencës në prokurimet publike përmes teknologjisë.
Ai kritikoi praktikat aktuale në tendera publikë, duke thënë se ato dekurajojnë pjesëmarrjen e kompanive europiane dhe bien ndesh me parimet e tregut të përbashkët dhe shtetit të së drejtës.
Në lidhje me procesin e integrimit, Berisha kundërshtoi idenë e “integrimit të diferencuar”, duke iu referuar edhe një qëndrimi të përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vučić, duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë mbetet anëtarësimi në Bashkimi Evropian.
Berisha kërkoi gjithashtu më shumë transparencë dhe hetim për çështje me interes publik, si dhe vlerësim më të madh për figura historike si Havzi Nela.
Takimi u zhvillua në kuadër të një programi studimor të studentëve të Sciences Po, të cilët janë pjesë e studimeve për Europën Lindore dhe proceset e integrimit europian.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






