

Finalja e mbrëmjes së djeshme kurorëzoi Selim Bollatin si fituese, por jo gjithçka ka kaluar pa polemika pas spektaklit.
Një nga finalistët, Rogerti, i cili u eliminua i pari nga katërshja finale, është shfaqur dukshëm i zhgënjyer nga rezultati.
Menjëherë pas daljes nga gara, ai u pa i tensionuar dhe u largua shpejt nga studioja, ndërsa e njëjta atmosferë ngarkese u reflektua edhe tek mbështetësit e tij të afërt.
Reagimet vazhduan edhe në rrjetet sociale, ku Rogerti u shfaq në një video krah reperit Don Phenom. Ky i fundit e quajti publikisht “fituesin e vërtetë”, duke i dhënë mbështetje të hapur.
Megjithatë, më shumë vëmendje mori deklarata e Rogertit. Në një mesazh për ndjekësit e tij, ai u kërkoi të mos shqetësoheshin, ndërsa shtoi: “Këto lojëra janë bërë për politikën, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë”.
Rogerti ka qenë një nga figurat më kontraverse të këtij sezoni, duke u renditur ndër personazhet më antagonistë jo vetëm këtë vit, por në historinë e këtij formati.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






