Transmetuar më 19-04-2026, 11:44

Në Lushnjë është regjistruar një aksident rrugor në hyrjen veriore të rrethrrotullimit të shinave të trenit, ku një automjet tip Ford ka përplasur një të ri që udhëtonte me biçikletë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu rreth 25 vjeç ka dalë papritur në rrugë në momentin që automjeti po dilte nga rrethrrotullimi, duke shkaktuar përplasjen.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar të lënduarin në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë së qarkullimit, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shpejtësia e ulët e mjetit ka ndihmuar në shmangien e pasojave më të rënda.

Efektivët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit