

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar me shtetësi norvegjeze, Sebastian Temples, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ndërhyrë në fshatin Sheqishte, Patos, ku i riu Sebastian Temples banonte përkohësisht në një banesë me qira.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe automjetit që drejtonte, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej me qëllim përfitimi financiar.
I arrestuari është shtetasi Sebastian Temples, 28 vjeç. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






