

Norvegjezi kapet në Patos, dyshohet për shpërndarje kokaine
Një shtetas norvegjez është vënë në pranga nga Policia në Fier, i dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi norvegjez Sebastian Temples, 28 vjeç, i cili banonte përkohësisht në një banesë të marrë me qira në fshatin Sheqishte, Patos.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij dhe në automjetin që drejtonte, gjithashtu i marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të dyshuar kokaine, e cila dyshohet se ishte e destinuar për shpërndarje me qëllim përfitimi financiar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






