

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Çermë–Lushnje, në fshatin Konjat.
Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e goditjes, një prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi barrierën anësore.
Drejtuesi i këtij automjeti, një 30 vjeçar ka ka mbetur i bllokuar brenda dhe nuk ka mundur të dalë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të pajisura me mjete speciale për prerjen e mjetit, me qëllim nxjerrjen e drejtuesit dhe kanë arritur ta shpëtojnë pa rrezik jete.
Policia tha se ngjarja ndodhi sot në aksin rrugor Çermë-Lushnje ne vendin e quajtur Konjat ku ka ndodhur nje dalje nga rruga.
Drejtuesi i mjetit shtetasi N. M i datëlindjes 12.04.1977 duke drejtuar mjetin tip Skoda ka humbur kontrollin e mjetit dhe është perplasur me barrierat anesore te rrugës.
Drejtuesin e mjetit e mori ambulanca per ndihme mjekësore, jashte rrezikut per jeten.
Në mjet ndodhej me bashkëshorten e cila nuk ka probleme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






