

Pritjes i erdhi fundi në finalen e madhe të spektaklit Big Brother VIP Albania, ku publiku vendosi të shpallë fituese balerinën Selin Bollati.
Në përballjen e fundit me finalistin tjetër, Mirin, Bollati arriti të sigurojë shumicën e votave të teleshikuesve, duke rrëmbyer kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ajo u shndërrua në një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni, duke qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë qëndrimit në shtëpi.
Finalja kulmoi me dy konkurrentë, pasi gara nisi me katër finalistë, ndërsa dy më pak të votuarit u eliminuan në fazat e fundit të mbrëmjes. Në podium, Bollati dhe Miri u përballën kokë më kokë, me këtë të fundit që u rendit në vendin e dytë.
Fitorja e Selin Bollatit shënon përmbylljen e një sezoni të mbushur me dinamika, debate dhe emocione të forta për publikun shqiptar.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






