Transmetuar më 19-04-2026, 02:10

Selin Bollati, 23 vjeçe, është fituesja e sezonit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Ajo u shpall fituese duke marrë dhe çmimin e madh të këtij reality show, 100 mijë euro.

I dyti pas Selin u rendit Armir Shahini, raporton noa.al.

Maratonë disa orëshe

Një natë e gjatë dhe intensive, por edhe e mbushur me ndërprerje të vazhdueshme publicitare ishte finalja e madhe. Në orët e para të së dielës ka nisur selektimi i finalistëve të fundit.

Para se të njoftohej emri fitues i edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, është eliminuar nga gara Rogert Sterkaj.

Në pritje të fituesit mbetën edhe disa minuta Selin, Mateo dhe Miri, raporton noa.al që monitoroi programin maratonë televizive.

Pak më vonë u eliminua nga gara edhe Mateo Borri.

Në fund gara mbeti mes Selin Bollati dhe Armir Shahini dhe fituese u shpall Selin Bollati.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit