Transmetuar më 19-04-2026, 01:05

Shoqja e ngushtë e Mirtos thyen heshtjen – “Donte ta shtynte drejt prostitucionit, është skizofren”

Me tone zemërimi dhe dhimbjeje të thellë, shoqja e ngushtë e 19-vjeçares Myrto flet për herë të parë në emisionin tv grek “Nata e Zbulimeve”, duke u përpjekur – siç thotë – të sqarojë të vërtetën rreth vdekjes së shoqes së saj dhe të ndalë skenarët që po qarkullojnë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 13 prillit 2026 ku Mirto, 19 vjeçe, vajzë e një babai grek dhe nëne shqiptare, përfundoi në një Airbnb me një 23 vjeçar transgjinor grek ku më pas iu bashkua një peshëngritës 26 vjeçar grek dhe shoku i tij shqiptar, 22 vjeç. Pasi konsumoi kokainë, vajza u nxor pa ndjenja nga hoteli dhe më pas vdiq në spital.

Shoqja e të ndjerës thekson se Mirto nuk kishte asnjë lidhje me drogën dhe nuk kishte përdorur kurrë substanca në të kaluarën, duke hedhur poshtë kategorikisht versionin që, sipas saj, po përpiqen të krijojnë. “Nuk dua që ta kujtojnë si vajzën që shkoi për kokainë”, shprehet ajo, duke insistuar se shoqja e saj u gjend në një situatë që nuk e kishte zgjedhur me vetëdije.

Kë akuzon si përgjegjës

Në dëshminë e saj, shoqja e 19-vjeçares drejton akuza ndaj një personi të caktuar të përfshirë në çështje, duke pretenduar se ai ishte ai që iu afrua Myrtos përmes internetit dhe gradualisht fitoi besimin e saj.

Sipas saj, njohja nisi online dhe u zhvillua në një komunikim që zgjati rreth një muaj, përpara se të takoheshin. Ajo shpreh bindjen se kjo qasje nuk ishte rastësore, por e qëllimshme.

Paralelisht, ajo pretendon se i njëjti person ishte ai që siguroi lëndët narkotike, duke vënë në dyshim pretendimet se 19-vjeçarja kishte paguar për to apo kishte mundësi financiare për t’i blerë.

“E futën në një kurth”

Shoqja e Myrtos flet për një “kurth”, duke lënë të hapura shumë pikëpyetje mbi motivet e personave të përfshirë. Sipas saj, 19-vjeçarja nuk kishte një kuptim të plotë të situatës në të cilën u gjend dhe këmbëngul se prania e saj në atë apartament nuk lidhej me atë që është thënë publikisht.

Në të njëjtën kohë, ajo përmend edhe kërcënime që, sipas saj, i ishin bërë më parë Myrtos, gjë që, sipas saj, forcon bindjen se ngjarja nuk ishte rastësore.

“Nuk ishte ajo që po paraqitet”

E prekur emocionalisht, shoqja kërkon që të ndalet – siç thotë – shtrembërimi i imazhit të Myrtos, duke theksuar se ajo kishte një jetë normale dhe një lidhje, larg përshkrimeve që po i atribuohen.

“Kam humbur të vetmen shoqe që kisha”, shprehet ajo, duke kërkuar që kujtimi i saj të mos stigmatizohet. Sipas saj, personat e tjerë të përfshirë “janë përzier”, ndërsa lë të kuptohet se mund të ketë përpjekje për të fshehur rrethanat reale që çuan në tragjedi.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit