Transmetuar më 18-04-2026, 23:03

Në natën finale të “Big Brother VIP Albania 5”, finalistit Mateo iu rezervua një pritje e veçantë në studio, ku përjetoi momente emocionale me të afërmit dhe ish-banorët e shtëpisë.

Menjëherë pas daljes në skenë, Mateo takoi partneren e tij, Brikena, me të cilën shkëmbeu edhe një puthje, mes duartrokitjeve të publikut.

Finalisti gjithashtu u përqafua me dy ish-banorë që i kishte konsideruar miq gjatë rrugëtimit në lojë, Gimbon dhe Shëndriti, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale në studio.

Momenti i tij në skenë u prit me interes nga publiku, në një natë ku emocionet e finales kanë kulmuar për të gjithë finalistët e këtij edicioni.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit