

Debatet mes finalistëve të “Big Brother VIP Albania 5” kanë vijuar me tension të lartë edhe në natën finale, ku vëmendjen kryesore e ka marrë përplasja mes Miri dhe Rogert.
Të dy banorët kanë akuzuar njëri-tjetrin për prishjen e aleancës së tyre brenda lojës, duke e kthyer miqësinë e mëparshme në një debat të ashpër publik.
Miri u shpreh se Rogerti e ka përdorur marrëdhënien e tyre për të avancuar në finale, duke e cilësuar si “ushtar kamikaz”, ndërsa Rogert kundërshtoi duke thënë se Miri nuk ka më lojë dhe se ka vepruar për interes personal.
Debati u shoqërua edhe me ndërhyrjet e banorëve të tjerë, ku Mateo kritikoi tonin e diskutimit, duke e cilësuar nivelin e debatit si të ulët dhe të mbushur me ofendime.
Në një moment tensioni, Miri deklaroi se është ndjerë i përdorur brenda lojës, ndërsa Rogert këmbënguli se ka luajtur strategjikisht dhe në mënyrë të pavarur.
Situata u komentua edhe nga Selin, e cila u shpreh se kishte parashikuar prishjen e marrëdhënieve mes tyre, duke theksuar se konflikti ishte i pritshëm në fazën finale të lojës.
Pjesë nga debati:
Mateo: Rogerti është si kasetë e prishur. Vetëm ofendime dhe akuza. Asnjë akuzë e re, vetëm ofendime të reja. I ka futur thikë pas shpine Mirit.
Rogerti: O Miri, mos u shit me ato mesazhe “Big Love”. Nuk të ka ardhur mesazh për lojtar.
Miri: Çfarë lojtari je ti?
Rogerti: Ti, zotëri, ke ngelur pa lojë.
Miri: Problemi është se Rogerti u rikthye te Prime i 27 janarit. Jam super lojtar. Edhe të kam përdorur. Ke qenë ushtari im kamikaz. Je kamikaz.
Rogerti: Jam strateg. Unë nuk të mbaj më me mirësjellje.
Miri: S’ka nevojë.
Rogerti: Unë luftoj për vete, ky për vete.
Miri: Ia ke futur vetes.
Rogerti: Ty, jo vetes.
Mateo: Ky është niveli më i ulët i shoqërisë.
Rogerti: Miri ma ka futur 100 herë. Ka folur kundër meje kur ka qenë Tani.
Mateo: Nuk është mirë Rogerti. Ka temperaturë.
Miri: Është komplet jashtë orbite. Të gjitha këto që thotë i ka bërë ky. Kam ngrënë shumë sulme vetëm se kam qëndruar me këtë.
Rogerti: Nuk je lojtar i fortë.
Miri: Rogerti, kur erdhi nga Prime-i i kaluar, nuk priti asnjë moment që ta uroja për finalen, por e tregoi që ka përdorur miqësinë time për të arritur në finale. I bëre vetes vetëvrasje.
Rogerti: E pranoi.
Miri: Re në gropën që hape.
Selin: E kam parashikuar kur kam thënë që këta do hanë kokat e tyre në mënyrë figurative.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






