Transmetuar më 18-04-2026, 22:47

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Juela Nikolli, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi humbjen tragjike të të fejuarit të saj, i cili u vra disa vite më parë në oborrin e shtëpisë, së bashku me motrën e tij.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ajo tregoi se partneri i saj, i ndarë nga jeta në vitin 2020, ishte dashuria e saj e madhe dhe se ata kishin planifikuar një dasmë madhështore po atë vit. Sipas saj, gjithçka ishte gati për martesë, por jeta mori një kthesë të papritur dhe tragjike.

“E njoha në moshën 22-vjeçare, ishte shpirti im binjak,” u shpreh ajo, duke kujtuar lidhjen e fortë që kishin dhe mbështetjen që ai i jepte në çdo aspekt të jetës.

Juela Nikolli tregoi gjithashtu momentet e vështira pas marrjes së lajmit, duke thënë se gjatë udhëtimit për në Shqipëri kishte shpresuar deri në fund që gjithçka të ishte një keqkuptim apo një ëndërr e keqe. Ajo rrëfeu se kishte përmbajtur emocionet për të mos u thyer plotësisht në ato momente, duke përshkruar dhimbjen e thellë që ndiente.

“E mbaja veten, nuk doja të bërtisja… e bëra për të dhe për kujtimin e tij,” tha ajo mes emocionesh.

Rrëfimi i saj ka prekur ndjekësit, duke sjellë në vëmendje edhe një herë historinë personale të një humbjeje të madhe dhe mënyrën se si ajo ka arritur ta përballojë ndër vite.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit