Transmetuar më 18-04-2026, 22:44

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, është regjistruar një aksident i rëndë rrugor me pasojë fatale.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në ngjarjen e rëndë.

Milot / Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç. Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit