

Një 68-vjeçar italian ka ndërruar jetë në spital një javë pas një aksidenti të rëndë rrugor në Treviso, pasi ishte përplasur nga një automjet SUV i drejtuar nga një shtetas shqiptar.
Ngjarja ndodhi të premten e 10 prillit, në zonën e Ponte di Piave, në Piazza Garibaldi, rreth orës 09:00 të mëngjesit, teksa viktima po kalonte rrugën.
Pensionisti, i identifikuar si Ettore Parisi, u transportua me urgjencë në spitalin Ca’ Foncello Hospital, ku qëndroi në repartin e kujdesit intensiv në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pas një jave.
Sipas autoriteteve italiane, drejtuesi i mjetit, një 42-vjeçar shqiptar banues në zonë, ndodhet nën hetim për vrasje nga pakujdesia në trafik. Prokuroria e Treviso ka hapur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa ende po hetohet nëse viktima po kalonte në vijat e bardha në momentin e përplasjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






