

Sot shënon finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, një nga netët më të shumëpritura për publikun dhe protagonistët e spektaklit pas më shumë se 100 ditësh transmetim.
Pak orë para spektaklit final, në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto nga prapaskenat e studios, ku shfaqet bërthama kryesore e programit. Në imazhet e publikuara nga Arbër Hajdari, shihen së bashku ai vetë, producentja Sara Hoxha, moderatori Ledion Liço dhe opinionistja Monika Kryemadhi, së bashku me pjesëtarë të stafit realizues.
Krahas fotos, Arbri ka ndarë edhe një mesazh falënderimi për ekipin: “Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh — sonte finalja. Pas çdo momenti në ekran qëndron puna e një ekipi të përkushtuar. Respekt dhe mirënjohje për secilin.”
Ky postim është ripublikuar edhe nga Ledion Liço, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe duke shtuar emocionet në prag të finales së madhe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






