

Durrës, 18 prill 2026 – Durrësi vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara turistike në Shqipëri, duke pritur vizitorë edhe jashtë sezonit veror. Megjithatë, disa prej turistëve kanë ngritur shqetësime lidhur me infrastrukturën dhe disa elementë të jetës urbane në qytet.
Një çift turistësh nga Franca, i cili po viziton qytetin për herë të parë, shprehet i kënaqur me shërbimet dhe mikpritjen, por thekson si problem kryesor mungesën e informacionit në gjuhë të huaj.
“Ne francezët ndihemi pak të humbur. Gjithçka është në anglisht. Kjo është e vetmja gjë që mungon. Përndryshe çdo gjë është e shkëlqyer”, shprehen ata.
Përveç çështjes së komunikimit, disa turistë kanë vënë në dukje edhe gjendjen e ndërtesave të vjetra si dhe praninë e qenve të rrugës, elementë që sipas tyre ndikojnë në perceptimin e sigurisë dhe estetikës së qytetit.
Megjithatë, shumica e vizitorëve vlerësojnë pozitivisht atmosferën, mikpritjen dhe përvojën në përgjithësi, duke theksuar se ndihen të mirëpritur dhe të sigurt gjatë qëndrimit në Durrës. Shumë prej tyre shprehen se planifikojnë të rikthehen sërish në qytet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






